Skip to content

Latest commit

 

History

History
43 lines (29 loc) · 3.16 KB

introduction.md

File metadata and controls

43 lines (29 loc) · 3.16 KB

Prezantimi

Filozofia e Laravel

Laravel është një framework ekspresiv për aplikacione web dhe me sintaksë elegante. Ne besojmë që zhvillimi duhet të jetë kënaqësi dhe eksperiencë kreative që me të vertetë të përmbush. Laravel përpiqet të heqë dhimbjet e zhvillimit duke lehtësuar detyrat e zakonshme që përdoren në shumicën e projekteve në web, si autentikimi, routing, sesionet dhe caching.

Laravel synon që ta bëjë proçesin e zhvillimit më të kënaqshëm për zhvilluesit pa sakrifikuar funksionalitetet e aplikacionit. Zhvilluesit e lumtur shkruajnë kod më të mirë. Me këtë në mendje, jemi përpjekur të kombinojmë gjërat më të mira që kemi parë në framework-et e tjerë, duke përfshirë framework-et në gjuhët e tjera të programimit, si Ruby on Rails, ASP.NET MCV, dhe Sinatra.

Laravel ështe i arritshëm dhe i fuqishëm, duke ju siguruar mjete që nevojiten për aplikacione të mëdha dhe të fuqishme. Një mbajtës IoC (Inversion of Control) fantastik, sistem migrimi ekspresiv dhe integrimi i ngushtë i suportit për unit testing, ju jep mjetet e duhura për të ndërtuar aplikacionet që keni në mendje.

Mësoni Laravel

Një nga mënyrat më të mira për të mësuar Laravel është dokumentimi. Kjo guidë përshkruan të gjitha aspektet e framework-ut dhe si ti aplikoni ato në aplikacionet tuaja.

Përveç kësaj guide, gjithashtu mund ti hidhni një shikim disa librave për Laravel. Këta libra, të shkruar nga komuniteti, shërbejnë si një burim shtesë për mësimin e framework-ut:

Ekipi Zhvillues

Laravel është krijuar nga Taylor Otwell, i cili vazhdon të drejtojë zhvillimin e framework-ut. Disa anëtarë të tjerë të spikatur dhe kontribues përfshijnë: Dayle Rees, Shawn McCool, Jeffrey Way, Jason Lewis, Ben Corlett, Franz Liedke, Dries Vints, Mior Muhammad Zaki, dhe Phil Sturgeon.

Sponsorat e Laravel

Organizatat e mëposhtme kanë kontribuar financiarisht në zhvillimin e Laravel: