Laravel përdor Composer për ti menaxhuar vartësitë e saj. Së pari, shkarkoni një kopje të composer.phar
. Pasi ta keni shkarkuar arkivën PHAR, mund ta mbani atë në ndonjë direktori lokale, apo ta zhvendosni në usr/local/bin
për të pasur mundësi ta përdorni në të gjithë sistemin. Në sistemin operativ Windows, mund të përdorni këtë instalues automatik.
Mund ta instaloni Laravel duke shtypur komandën e Composer create-project
në terminal:
composer create-project laravel/laravel
Pasi ta keni instaluar Composer, shkarkoni versionin e fundit të Laravel dhe vendosini skedarët në një direktori në serverin tuaj. Më pas, në direktorinë kryesore të Laravel, ekzekutoni komandën php composer.phar install
(ose composer install
) për ti instaluar të gjithë skedarët e nevojshëm. Për ta përfunduar me sukses këtë proçes, Git duhet të jetë i instaluar në serverin tuaj.
Nëse doni ta përditësoni Laravel, thjeshtë ekzekutoni komandën php composer.phar update
.
Laravel ka disa kërkesa të serverit në mënyrë që të funksionojë si duhet:
- PHP >= 5.3.7
- MCrypt PHP Extension
Nëse mund të themi, Laravel-it nuk i duhet fare konfigurim. Jeni të lirshëm të filloni zhvillimin e aplikacioneve menjëherë. Gjithsesi, ndoshta do jeni të interesuar ti hidhni një sy skedarit app/config/app.php
dhe dokumentimit të tij. Ky skedar përmban disa opsione si timezone
dhe locale
që ndoshta do ju duhet ti ndërroni për aplikacionin tuaj.
Shënim: Një opsion i konfigurimit i cili nuk duhet të harrohet është
key
në skedarinapp/config/app.php
. Kjo vlerë duhet të jetë një 'string' prej 32 karakteresh. Ky opsion përdoret për kriptim të vlerave dhe ato vlera nuk do jenë të sigurta për aq kohë sa ky është vendosur. Mund ta rregulloni thjeshtë dhe shpejtë duke përdorur komandën e artisan,php artisan key:generate
.
Laravel kërkon disa autorizime nga ana e serverit - direktoritë e vendosur brenda app/storage
duhet të kenë akses për shkruarje (write access).
Shumica e lokacioneve dhe direktorive të Laravel janë të ndryshueshme. Për ti ndryshuar shikoni skedarin bootstrap/paths.php
.
Shënim: Laravel është krijuar për ta mbrojtur kodin e aplikacionit tuaj, dhe skedarët në pergjithësi, duke mos i lejuar të shfaqen publikisht për aq kohë sa nuk është e nevojshme. Preferohet që ta konfiguroni direktorinë publike si
documentRoot
ose ti vendosni të gjithë skedarët publikë në direktorinë publike të serverit dhe ti lini jashtë saj skedarët e tjerë të Laravel.
Laravel përmban edhe skedarin public/.htaccess
që shfrytëzohet për ta fshehur index.php
nga URL-të. Nëse përdorni Apache në serverin tuaj, sigurohuni që ta aktivizoni modulin mod_rewrite
.
Nëse skedari .htaccess
që vjen bashkë me Laravel nuk funksionon në serverin tuaj me Apache, përdoreni këtë metodë:
Options +FollowSymLinks
RewriteEngine On
RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} !-d
RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} !-f
RewriteRule ^ index.php [L]