Skip to content

Latest commit

 

History

History
118 lines (71 loc) · 3.63 KB

cache.md

File metadata and controls

118 lines (71 loc) · 3.63 KB

Cache

Konfigurimi

Laravel ofron një API të unifikuar për sisteme të ndryshme cache. Konfigurimi i cache ndodhet në app/config/cache.php. Në këtë skedar mund të përcaktoni cilin driver doni të përdorni. Laravel mbështet teknologji popullore për caching si Memcached dhe Redis.

Skedari i konfigurimit të cache mban gjithashtu opsione të tjera, të dokumentuara brenda skedarit, kështu që sigurohuni ta lexoni. Laravel vjen me file cache driver të paravendosur, i cili i ruan objektet e serializuar në skedarë. Për aplikacione të mëdha, rekomandohet të përdorni cache memorje si Memcached apo APC.

Përdorimi i Cache

Ruajtja në Cache

Cache::put('key', 'value', $minutes);

Ruajtja në Cache nëse Çelësi nuk Egziston

Cache::add('key', 'value', $minutes);

Kontrolli për Egzistencën e një Çelësi

if (Cache::has('key'))
{
	//
}

Marrja nga Cache

$value = Cache::get('key');

Marrja e një Vlere ose Kthimi i një Vlere Bazë

$value = Cache::get('key', 'default');

$value = Cache::get('key', function() { return 'default'; });

Ruajtja në Cache Përgjithmonë

Cache::forever('key', 'value');

Ndonjëherë mund t'ju duhet të merrni një vlerë nga cache, por gjithashtu të ruani një vlerë bazë nëse çelësi nuk egziston. Mund ta bëni këtë duke përdorur metodën Cache::remember:

$value = Cache::remember('users', $minutes, function()
{
	return DB::table('users')->get();
});

Mund edhe të kombinoni metodat remember dhe forever:

$value = Cache::rememberForever('users', function()
{
	return DB::table('users')->get();
});

Të gjitha vlerat e ruajtura në cache serializohen më parë, kështu që mund të përdorni çdo tip të dhëne që dëshironi.

Fshirja e një Çelësi nga Cache

Cache::forget('key');

Rritja & Zvogëlimi

Të gjitha driver-at përveç file dhe database lejojnë përdorimin e increment dhe decrement, respektivisht për të zmadhuar dhe zvogëluar lehtë numrat.

Rritja e një Vlere

Cache::increment('key');

Cache::increment('key', $amount);

Zvogëlimi i një Vlere

Cache::decrement('key');

Cache::decrement('key', $amount);

Seksionet e Cache

Shënim: Seksionet e cache nuk mbështeten nga driver-at file ose database.

Seksionet e cache ju lejojnë të gruponi vlera të lidhura me njëra tjetrën dhe pastrimin e të gjithave më një veprim. Për të aksesuar një seksion, përdorni metodën section:

Aksesimi i një Seksioni

Cache::section('people')->put('John', $john);

Cache::section('people')->put('Anne', $anne);

Gjithashtu mund të aksesoni çelësa individualë ose të përdorni metoda të tjera si increment dhe decrement:

Aksesimi i Vlerave Individuale në një Seksion

$anne = Cache::section('people')->get('Anne');

Në fund, mund ti pastroni të gjitha vlerat në një seksion:

Cache::section('people')->flush();

Cache në Databazë

Nëse vendosni të përdorni driver-in database, do t'ju duhet të ndërtoni një tabelë në databazë për të mbajtur vlerat e cache. Më poshtë është një skemë shembull për tabelën:

Schema::create('cache', function($table)
{
	$table->string('key')->unique();
	$table->text('value');
	$table->integer('expiration');
});